Digjet automjeti transportues në autostradë, policia jep detaje
BKT
Lajme

Digjet automjeti transportues në autostradë, policia jep detaje

B.H./RTKlive

(Plotësuar, 13:55) Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një mjet transportues është përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 12:25, policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar stacionin policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se zyrtarët policor dhe njësiti i zjarrfikësve janë ende në vendngjarje.

 

Një kamion përfshihet nga zjarri në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një kamion dyshohet se është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin që kalon nëpër fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti është kapluar nga një zjarr i madh, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e zjarrit apo për persona të lënduar.

Për shkak të këtij incidenti, komunikacioni në njërin krah të autostradës është bllokuar plotësisht.

RTKlive ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me këtë rast.


MË SHUME NGA Lajme