09:20 / 09.04.2026
Bajrami: Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe të avancuar
RTK
Sot bëhen 18 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.
Në këtë përvjetor të 18-të, për Kushtetutën ka folur njëri nga hartuesit e saj, Arsim Bajrami.
Ai tha se Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe të avancuar, e cila garanton liritë dhe të drejtat e të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, Bajrami në Programin e Mëngjesit në RTK, përmendi se përgjatë këtyre viteve, Kushtetuta e Kosovës është sfiduar disa herë nga institucionet e saj.























