22:42 / 11.04.2026
SHBA e Irani zhvillojnë bisedimet e tyre më të nivelit më të lartë në vite
A.Bela|RTKlive
Burime i kanë thënë CNN se negociatat kanë qenë kryesisht pozitive, por se Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjeje.
Burime pakistaneze i kanë thënë CNN se toni i përgjithshëm dhe rezultati i bisedimeve SHBA–Iran në Islamabad kanë mbetur kryesisht pozitivë, por se një ngërç vazhdon për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.
Më herët, një burim i afërt me ekipin negociues të Iranit i ka thënë CNN se SHBA ka bërë “kërkesa të papranueshme” lidhur me ngushticën, ndërsa mediat shtetërore iraniane kanë raportuar mosmarrëveshje të ngjashme.























