Aksion në gjithë vendin për rritjen e siguriasë në punë
BKT
Foto: Ilustrim
Lajme

Aksion në gjithë vendin për rritjen e siguriasë në punë

Naser Mekolli /RTKlive

Ministri Andin Hoti, nxjerr vendim për aksioni kombëtar të inspektimeve në kantieret ndërtimore.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka vendosur nisjen e një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas vendimit, Inspektorati Qendror i Punës do të hartojë një plan emergjent për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe forcimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

"Neni 1

Ky vendim ka për qëllim ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente për rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorin me rrezikshmëri të lartë.

Neni 2

Urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës të hartoj planin emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.
Aksioni zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë, në afat kohor prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.
Inspektimet realizohen në mënyrë intensive, përfshirë ditët e festave dhe jashtë orarit të rregullt të punës", thuhet pos tjerash në njoftimin e kësaj ministrie.


MË SHUME NGA Lajme