18:43 / 14.04.2026
Bogujevci ka vizituar punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës
A.Bela|RTKlive
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, u.d. drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Rrezarta Shaqiri Basha, dhe udhëheqësin artistik Kushtrim Mehmeti, vizituan Teatrin Kombëtar të Kosovës për të parë nga afër ecurinë e punimeve restauruese.
Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë, duke ruajtur vlerat arkitekturore e historike të këtij institucioni të rëndësishëm, njëkohësisht me përmirësimin e kushteve për artistët dhe publikun.
Ndërhyrjet synojnë krijimin e një hapësire më funksionale, dinjitoze dhe bashkëkohore për zhvillimin e jetës teatrore në vend.























