Prishtina hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave
BKT
Lajme

Prishtina hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave

Shqipe Gashi|RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për përkrahje të fermerëve në ndërtimin e serave, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, përmes kësaj thirrjeje do të përkrahet ndërtimi i serrave të tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

Afati për aplikim është i hapur nga 15 prilli deri më 5 maj 2026. Fermerët e interesuar mund të aplikojnë pranë objekteve të Bashkësive Lokale në Besi dhe në lagjen Muhaxherëve.

Nga komuna kanë bërë thirrje që të gjithë fermerët e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi, e cila synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve për kultivimin e produkteve bujqësore në zonën e Prishtinës.


MË SHUME NGA Lajme