14:00 / 15.04.2026
AGK kritikon procesin e përzgjedhjes së Bordit të RTK-së dhe KPM-së
RTK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me organizata partnere, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës pezullimin e procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të RTK-së dhe KPM-së, duke e cilësuar si jotransparent.
Sipas tyre, procesi është shoqëruar me shkelje të parimeve të transparencës, ndryshim metodologjish, mungesë kuorumi dhe afate të pamjaftueshme për kandidatët dhe deputetët.
Siç janë shprehur nga AGK ka rrezik për kapje politike të institucioneve dhe kërkojnë që proceset të rifillojnë vetëm me standarde të qarta, transparente dhe meritore.























