Gërvalla viziton Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Gjilan
BKT
Lajme

Gërvalla viziton Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Gjilan

Medina Pasoma / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka vizituar Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Komunën e Gjilanit, me ç’rast ka premtuar mbështetje dhe forcim të këtij shërbimi.

Ajo ka shkruar në facebook se kjo zyrë është hallkë kyçe e sistemit të drejtësisë, duke potencuar që çdo ditë trajton raste konkrete dhe kontribuon drejtpërdrejt përmes mbikëqyrjes dhe zbatimit të masave alternative ndaj dënimit me burgim.

“Në këtë kuadër, mbetet prioritet i imi forcimi i këtij shërbimi përmes rritjes së efikasitetit profesional, përfshirë zhvillimin e trajnimeve për stafin, mbështetjes së vazhdueshme institucionale dhe krijimit të kushteve që mundësojnë zbatim sa më efektiv të këtyre masave në praktikë”, ka shkruar ajo në facebook.

Gërvalla më tej tha se do të angazhohet për modernizimin e infrastrukturës dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet korrektuese.


MË SHUME NGA Lajme