Kryediplomati belg sot në Kosovë, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Konjufca
BKT
Në Fokus

Kryediplomati belg sot në Kosovë, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Konjufca

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Zyrtarë të lartë të Kosovës do të zhvillojnë sot takime me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot.

Sipas agjendës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta presë Prévot në ora 16:00. Mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit.

Po ashtu, në ora 13:30, kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takim zyrtar me zyrtarin belg në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Para fillimit të takimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.

Ndërkohë, në ora 15:00, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjithashtu do të zhvillojë takim me Prévot, pas të cilit është paraparë një konferencë e përbashkët për media.

Vizita e zyrtarit belg zhvillohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës në fushën politike dhe atë të integrimeve evropiane.

 


MË SHUME NGA Në Fokus