Aston Villa në gjysmëfinale të Europa League, fitore bindëse ndaj Bologna
BKT
Sport

Aston Villa në gjysmëfinale të Europa League, fitore bindëse ndaj Bologna

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 22:54) - Skuadra angleze Aston Villa është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, pasi ka mposhtur bindshëm Bologna FC.

Në ndeshjen e transmetuar drejtpërdrejt në RTK, Aston Villa ka fituar me rezultat të thellë 4-0, ndërsa ndeshjen e parë në Itali e kishte fituar 3-1. Me këtë rezultat, skuadra angleze kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Villa ka kaluar në epërsi 1-0 me golin e Ollie Watkins pas asistimit të Morgan Rogers.

Në minutën e njëzet e pestë, Rogers ka pasur mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë nga penalltia, por goditja e tij është ndalur nga portieri Federico Ravaglia.

Vetëm një minutë më vonë, në minutën e njëzet e gjashtë, Emiliano Buendia ka realizuar për 2-0.

Në minutën e tridhjetë e nëntë, Aston Villa ka shënuar edhe golin e tretë, kur Morgan Rogers ka realizuar pas asistimit të John McGinn.

Goli i katërt dhe i fundit ka ardhur në minutën e tetëdhjetë e nëntë, kur Ezri Konsa ka realizuar për 4-0, duke vulosur një fitore të madhe dhe kualifikimin e merituar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me skuadrën tjetër angleze, Nottingham Forest. 

Aston Villa drejt gjysmëfinales, mbyll pjesën e parë me avantazh të thellë

Skuadra angleze Aston Villa është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, pasi po fiton bindshëm ndaj Bologna.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Villa ka kaluar në epërsi 1-0 me golin e Ollie Watkins pas asistimit të Morgan Rogers.

Në minutën e njëzet e pestë, Rogers ka pasur rast të artë për të dyfishuar epërsinë nga penalltia, por goditja e tij është ndalur nga portieri Federico Ravaglia.

Vetëm një minutë më vonë, në minutën e njëzet e gjashtë, Emiliano Buendia ka realizuar për 2-0, duke rritur epërsinë e vendasve.

Në minutën e tirdhjetë e nëntë, Aston Villa e ka shënuar edhe golin e tretë. Morgan Rogers e ka shfrytëzuar një pasim të saktë nga John McGinn brenda zonës dhe ka realizuar me një goditje të ulët për rezultatin 3-0.

Aston Villa drejt kualifikimit, shënon dy gola të shpejtë

Skuadra angleze Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Bologna në ndeshjen e kthimit në kuadër të Europa League.

Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Goli i parë ka ardhur pas një aksioni, kur Morgan Rogers ka asistuar për Ollie Watkins, i cili e ka pasur të lehtë të shënojë në portën e zbrazët për rezultatin 1-0.

Në minutën e njëzet e pestë, Aston Villa ka pasur mundësi të artë për të shtuar epërsinë, por Rogers ka dështuar nga penalltia, pasi portieri Federico Ravaglia e ka pritur.

Vetëm një minutë më vonë, në minutën e njëzet e gjashtë, ka ardhur edhe goli i dytë për vendasit. Emiliano Buendaa ka realizuar për 2-0, duke e afruar edhe më shumë Aston Villa drejt kualifikimit.

Në ndeshjen e parë në Itali, Aston Villa kishte fituar me rezultat 3-1.