Në Maltë, Saranda Bogujevci thekson rëndësinë e bashkëpunimit kulturor
BKT
Kulturë

Në Maltë, Saranda Bogujevci thekson rëndësinë e bashkëpunimit kulturor

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, është takuar në Maltë me homologun e saj, Owen Bonnici.

Gjatë takimit, palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy vendeve.

Bogujevci theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, duke e ftuar homologun e saj për vizitë zyrtare në Kosovë, si hap i radhës drejt avancimit të marrëdhënieve kulturore.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë institucionalë


MË SHUME NGA Kulturë