07:21 / 21.04.2026
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, çmimi i energjisë temë debati/Live
N.Mekolli /RTKlive
Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme plenare ku në rendin e ditës është shqyrtimi i çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave Kuvendi do të mbajë tri seanca plenare.
Njëra prej tyre do të jetë solemne dhe do t’i kushtohet ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, i cili ka ndërruar jetë më 10 prill.
Dy seancat e tjera do të jenë të rregullta, me shumë pika në rend dite, përfshirë shqyrtimin e projektligjeve dhe votimin e bordeve.























