Ymeri: Importi i energjisë është rritur në përmasa të paparashikueshme
Valmira Saraçi|RTKlive
Deputetja, Janina Ymeri në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se importi i energjisë është rritur në përmasa të paparashikueshme më herët, sipas saj, kjo ka ndodhur pasi rënë prodhimi, por edhe thëngjilli.
“Kërkesa për blerje është gjithmonë e më shumë e tashmë veç i kemi tejkaluar 1 miliard euro. Unë po dua të zbuloj anën tjetër të asaj çfarë thuhet. Thuhet se çmimi i importit është rritur prej pandemisë, por kohëve të fundit është duke u ruajtur në masë të paparashikueshme për shkak të rënieve të blloqeve dhe për shkak të mos planifikimit të prodhimit nga KEK-u. Unë kam qenë dëshmitare në hetimin për bartjen e energjisë elektrike, por ai hetim është veçmas , edhe nuk e ka fjalën e fundit se çka po ndodhë me sektorin e energjisë elektrike”.
Deputetja e LDK-së tha se ka pasur menaxhim të keq të sektorit energjetik. Ymeri tha se pushteti e ka ‘gllabëruar’ komplet sektorin e energjisë elektrike.
“Për me tregu më Shumë për këtë ku mund të jetë një sektor i pavarur ku në zyrat ku bëhet tregtia e energjisë elektrike, ku bëhet edhe bilanci është edhe vetë vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyrë”, tha ajo.























