Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser vjen në Prishtinë
BKT
Kulturë

Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser vjen në Prishtinë

Shqipe Gashi|RTKlive

Një natë muzikore e paharrueshme po afrohet në Filharmoninë e Kosovës! Kornisti i njohur ndërkombëtarisht, Felix Klieser, do të performojë në Prishtinë në një koncert të veçantë me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Gregory Charette.

Klieser do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno nga Strauss dhe Koncertin për dy korno nga Haydn, ku do t’i bashkohet edhe kornisti shqiptar Ilir Kodhima. I njohur për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të rrallë, Felix Klieser është një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, me performanca në orkestrat më prestigjioze ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë të koncertit, publiku do të shijojë Simfoninë nr. 5 të Schubert-it, duke kompletuar një mbrëmje të pasur me emocione dhe muzikë të paharrueshme.


MË SHUME NGA Kulturë