RTK dhe Ambasada e Kosovës në Sofje diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
Naser Mekolli /RTKlive
Menaxhmenti i lartë i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Hysen Hundozi dhe Rilind Gërvalla, kanë zhvilluar një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, ku janë diskutuar mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet transmetuesve publikë të Kosovës dhe Bullgarisë.
Gjatë takimit, ambasadori Haxhi Bajraktari ka theksuar rëndësinë e mediave publike në garantimin e informimit të drejtë dhe të besueshëm, duke vënë në pah edhe sfidat me të cilat përballet gazetaria në kohën e zhvillimeve të shpejta globale, njofton Ambasada e Kosovës në Sofje.
Nga ana e tyre, drejtuesit e RTK-së kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolin mbështetës të misioneve diplomatike në këtë proces.
Bëhet e ditur se vizita në Sofje po zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së RTK-së në Samitin e Mediave të organizuar nga European Broadcasting Union (EBU), ku po diskutohen sfidat me të cilat përballen mediat publike në Evropë në një periudhë tensionesh gjeopolitike dhe transformimesh në peizazhin informativ.























