RTK pjesë e samitit të EBU-së në Sofje, nikoqire BNR dhe BNT
BKT
Lajme

RTK pjesë e samitit të EBU-së në Sofje, nikoqire BNR dhe BNT

Naser Mekolli /RTKlive

Më 22 dhe 23 prill 2026, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) janë bashkërisht mikpritës të një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më prestigjioze në kalendarin e Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU) – Samiti Mediatik.

Në këtë samit po marrin pjesë edhe Hysen Hundozi, u.d. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe Rilind Gërvalla, drejtor i Televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës.

Sipas njoftimit të BNR-së, ngjarja fillon në orën 14:00 në Sofia Tech Park dhe hapet nga presidentja e Republikës së Bullgarisë, Ilijana Jotova, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i EBU-së, Zhan Filip de Tender, drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Millen Mitev, dhe drejtoresha e përgjithshme e BNT-së, Millena Milotinova.

Në forum marrin pjesë rreth 150 delegatë nga 47 organizata mediatike.

BNR raporton se, në prag të takimit, një intervistë për këtë medium kanë dhënë drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Millen Mitev, dhe Robert Shvarc, drejtor ekzekutiv i Radios Publike të Rumanisë. Ndër tendencat shqetësuese në sektor, Shvarci ka veçuar përpjekjet për të vënë nën kontroll mediat publike përmes problemeve buxhetore dhe emërimeve të caktuara.

“Duhet të garantohet financim i pavarur, i cili të mundësojë zhvillimin strategjik të mediave publike”, u shpreh Millen Mitev.

Theksi i forumit është në të ardhmen e mediave publike – qëndrueshmërinë e tyre, rolin shoqëror, transformimin digjital dhe qëndrimin e përbashkët ndaj platformave teknologjike globale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme