Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë në nderim të Qosjes
BKT
Lajme

Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë në nderim të Qosjes

Elmina Osmani|RTK

(E plotësuar, ora 09:00) Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, janë organizuar homazhe përkujtimore dhe është hapur Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Hapet Libri i Zisë në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka hapur Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja. Haxhiu, teksa bëri homazhe pranë fotografisë së Qosjes, është nënshkruar në këtë libër.

Pritet që homazhe të bëjnë edhe personalitete të tjera.

Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet një homazh përkujtimor dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe do të shkruhet në Librin e Zisë.

“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftim.

Pos homazheve, Haxhiu e ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq dje.


MË SHUME NGA Lajme