14:36 / 27.04.2026
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për presidentin
Naser Mekolli /RTKlive
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas dokumentit zyrtar të nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, seanca do të mbahet sot, në orën 17:00, në sallën e Kuvendit.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë seancë janë ftuar të gjithë deputetët, ndërsa rendi i ditës përfshin një pikë të vetme: diskutimin lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri.























