FSK përfundon trajnimin bazik të kërkim-shpëtimit malor
BKT
Lajme

FSK përfundon trajnimin bazik të kërkim-shpëtimit malor

M.Shefkiu/RTKLive

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim ka përfunduar Trajnimi bazik i kërkim-shpëtimit malor, i organizuar për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke u trajnuar në orientim në terren malor, teknika bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Sipas njoftimit, trajnimi është zhvilluar në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe në emergjenca në mjedise malore, në kuadër të Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile.

FSK ka theksuar se trajnimet e tilla janë të rëndësishme për rritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të saj në përballje me situata emergjente.


MË SHUME NGA Lajme