12:30 / 28.04.2026
Bogujevci dhe ambasadori Antonini forcojnë bashkëpunimin Kosovë–Itali
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në projektet aktuale, si dhe për mundësitë e zhvillimit të iniciativave të reja në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit. U theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm në këto sektorë.
Ministrja Bogujevci falënderoi ambasadorin Antonini për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin e kulturës në Kosovë, ndërsa Ambasadori e uroi Ministren për detyrën e re, duke rikonfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.























