“Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve
BKT
Kulturë

“Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministria e Kulturës ka njoftuar se anëtarësimi i muzeut “Reporting House” në rrjetin ndërkombëtar Network of European Museum Organisations përbën një arritje të rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive në Kosovë.

Sipas njoftimit, ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon rëndësinë e rrëfimit për luftën, rezistencën dhe rolin e gazetarisë në ruajtjen e së vërtetës, duke e vendosur historinë e Kosovës në një kontekst më të gjerë evropian. Po ashtu, theksohet se anëtarësimi hap mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën muzeale.

Ministria ka bërë të ditur se muzeu “Reporting House” ka përfituar mbështetje trevjeçare nga ky institucion, me qëllim zhvillimin e tij si një hapësirë e rëndësishme për dokumentim, edukim dhe kërkim.


MË SHUME NGA Kulturë