10:49 / 29.04.2026
Zgjedhjet e parakohshme: Haxhiu sot pret në takim Radoniqin e KQZ-së
Medina Pasoma / RTKlive
Pas dështimit të zgjedhjes së një presidenti konsensual, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu sot do të takojë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 14:00.
Arsyeja e takimit janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen pas shpërndarjes së djeshme të Kuvendit të Kosovës.























