Libri “Lufta e fshehur, Anteu” promovohet sot në Gjakovë
BKT
Kulturë

Libri “Lufta e fshehur, Anteu” promovohet sot në Gjakovë

Shqipe Gashi|RTKlive

Libri më i ri i autorit Jusuf Buxhovi, “Lufta e fshehur, Anteu”, promovohet sot në Gjakovë. Aktiviteti nis në orën 12:00 dhe mbahet në Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”.

Kjo vepër vjen si një eksperiment artistik në prozë, ku autori ndërthur dy dimensione të ndryshme të realitetit, duke krijuar një rrëfim të fuqishëm dhe të pazakontë. Në qendër të saj qëndron koncepti i “luftës së fshehur”, i trajtuar si një gjendje e përhershme jetësore që reflekton një realitet të zymtë, të trazuar dhe shpesh tragjik.

Ngjarjet zhvillohen në hapësirën përreth lumi Krena, konkretisht mes Urës së Taliqit dhe asaj të Namazxhasë, duke krijuar një atmosferë të errët dhe simbolike. Ky ambient shërben si metaforë e një shoqërie në krizë, ku kufijtë mes reales dhe simbolikes shpesh zbehen.


MË SHUME NGA Kulturë