Miftari përfundon mandatin si shef i Misionit të Kosovës në Seli të Shenjtë
Sh.Çoçaj/RTKlive
Shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij diplomatik në Vatikan, pas lirimit nga detyra me dekret të u.d të presidentës, Albulena Haxhiu.
Në një njoftim, Miftari theksoi se ky vendim shënon përmbylljen e një periudhe dyvjeçare shërbimi diplomatik, të cilën e ka vlerësuar si të rëndësishme dhe sfiduese. Ai e cilësoi detyrën si nder të veçantë, duke qenë përfaqësuesi i parë i Kosovës në këtë mision të posaçëm pranë Selia e Shenjtë.
Miftari u shpreh se gjatë mandatit të tij janë forcuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit, duke e konsideruar këtë si një arritje të rëndësishme diplomatike. Ai ka falënderuar ish- presidenten Vjosa Osamni për besimin, si dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin gjatë periudhës së shërbimit.
Po ashtu, ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj shtetit të Kosovës edhe pas përfundimit të këtij misioni diplomatik.























