Protestuesit në Shkup kërkuan përmirësimin e kushteve të punës|VIDEO
BKT
Lajme

Protestuesit në Shkup kërkuan përmirësimin e kushteve të punës|VIDEO

Besnik Iseni|RTK

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës u shënua në Shkup me një protestë të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Protestuesit kërkuan përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës minimale në 600 Euro.

“Kërkojmë të respektohet marrëveshja kolektive, të respektohet mënyra e përllogaritjes së pagës në bazë të koeficientit të rrogës minimale. Kërkojmë që rroga minimale të bëhet 600 euro dhe që në afat sa më të shpejtë të fillojë vlerësimi dinjitoz i të punësuarve”, tha Tomisllav Gievski Sindikata e Pavarur e Punëtorëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski protestën e sotme të sindikatave për të drejta dhe paga më të larta për punëtorët, e quajti protestë tradicionale të 1 Majit.

 "Unë këtë sot protestën e tyre e klasifikoj në grupin e protestave tradicionale të 1 Majit të cilat në fakt edhe sindikatat duhet t’i bëjnë. E drejta e çdo qytetari është të protestojë dhe të luftojë për të drejta më të mëdha, ne jemi shtet demokratik, kjo është qeveri demokratike dhe ne atë të drejtë e respektojmë”, tha Hristian Mickovski Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

 Ndërkaq qytetarët e tjerë që nuk protestuan, këtë ditë ia dedikuan natyrës.


MË SHUME NGA Lajme