11:22 / 04.05.2026
Haxhiu takohet me Sadikun, theksohet bashkëpunimi në sistemin gjyqësor
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.
Në njoftim thuhet se Haxhiu dhe Sadiku kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Po ashtu në takim u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.























