Silva i tronditur me krizën e thellë të Chelsea-s
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Humbja 3-1 ndaj Nottingham Forest ka thelluar edhe më shumë krizën e Chelsea në Premier League, duke shënuar disfatën e gjashtë radhazi për londinezët.
Në stadiumin “Stamford Bridge” ishte i pranishëm edhe ish-mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, i cili nuk arriti ta fshehë zhgënjimin për paraqitjen e ish-skuadrës së tij.
Ai u pa i prekur emocionalisht gjatë ndeshjes, duke reaguar me shqetësim teksa Chelsea vazhdonte rënien në renditje.
“Është shumë e vështirë të shohësh këtë situatë. Chelsea është një klub i madh dhe nuk e meriton këtë formë,” mësohet të ketë thënë Silva për mediet angleze.
Në tribunë ndodheshin edhe emra të njohur si Thomas Tuchel, që po ndjek lojtarë për FIFA Ëorld Cup, si dhe Roberto De Zerbi, i interesuar për kundërshtarët e ardhshëm.
Pas kësaj humbjeje, Chelsea renditet në vendin e nëntë dhe është tashmë matematikisht jashtë garës për një vend në top 5.
“Ne duhet të reflektojmë seriozisht. Një klub që ka investuar kaq shumë duhet të luftojë për majat, jo të mbetet jashtë objektivave kryesore,” raportohet të kenë deklaruar burime pranë klubit.
Shpresa e vetme për një vend në Evropë mbetet fitimi i FA Cup, ku londinezët do të përballen me Manchester City.
Megjithatë, edhe në rast triumfi, maksimumi që mund të sigurojnë është pjesëmarrja në UEFA Europa League, larg pritshmërive për Ligën e Kampionëve.























