AKA njihet nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA
BKT
Lajme

AKA njihet nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA

Teuta Mujaj / RTK

Njohja zyrtare e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga CHEA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet t’u hapë studentëve dhe të diplomuarve kosovarë dyer të reja për studime, punësim dhe njohje më të lehtë të diplomave në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA dhe Evropë.

“Studentet tanë do te kenë me lehte, me shpejte të kalojnë ne studimet në Amerike, ose edhe t’i shfrytëzojnë diplomat edhe jashtë vendit. Një shtet aq i vogël siç është Kosova mundet me qenë shumë i madh ne rangimin e cilësisë së arsimit të lartë, dhe kjo duhet te pranohet jo veten ndërkombëtarisht, por edhe nga institucionet tona”, ka thënë Hasnije Ilazi kryetare e Bordit në AKA.

“Rrugëtimi deri në CHEA, ka qenë i gjatë dhe jo i lehte falë një pune dhe përkushtimi të madh të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të stafit të Agjencisë se Kosovës për Akreditim, mirëpo edhe të gjithë hisedarëve te sistemit të lartë të arsimit në Kosovë, është dashur të plotësohen të gjitha standardet e caktuara me legjislacionin amerikan. Institucionet e arsimit të lartë qofshin ato publike ose kolegjet private të cilat posedojnë akreditime nga AKA, tani këto vendime janë valide ne gjithë Evropën dhe SHBA”, ka thënë Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në AKA.

Gashi shtoi se ky vendim shënon një arritje për arsimin e lartë në Kosovë, duke e pozicionuar vendin në hartën ndërkombëtare të cilësisë akademike.


MË SHUME NGA Lajme