06:40 / 07.05.2026
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri Fazliu
RTKlive
Në Prishtinë do të mbahet homazhe me rastin e 28-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu.
Ceremonia përkujtimore do të zhvillohet sot, në ora 12:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ku pritet të bëhet nderim dhe vendosje e kurorave me lule në kujtim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e vendit.
Në homazhe pritet të marrin pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë.























