Fitojnë Thunder dhe Pistons, munden Lakers e Cavaliers
F.B/RTKLive
Oklahoma City Thunder dhe Detroit Pistons kanë shfrytëzuar maksimalisht avantazhin e parketit vendas, duke marrë epërsi 2-0 në seritë respektive të “play-off”-it ndaj Los Angeles Lakers dhe Cleveland Cavaliers.
Skuadra e Oklahoma-s zhvilloi një paraqitje bindëse ndaj Lakers, duke triumfuar me rezultat 125-107 në një sfidë ku dominuan sidomos në pjesën e dytë. Lideri i ekipit, Shai Gilgeous-Alexander, menaxhoi mirë lojën pa u ngarkuar me faulle, ndërsa protagonisti kryesor ishte Chet Holmgren me 22 pikë të realizuara.
Te Lakers nuk mjaftuan 31 pikët e Austin Reaves dhe 23 të LeBron James, pasi skuadra kaliforniane hasi vështirësi për të ndalur ritmin ofensiv të Thunder.
Në përballjen tjetër, Detroit Pistons triumfoi 107-97 ndaj Cavaliers, duke dyfishuar avantazhin në seri. Ylli i vendasve, Cade Cunningham, udhëhoqi ekipin me 25 pikë dhe 10 asistime, ndërsa edhe katër lojtarë të tjerë të Detroitit e mbyllën takimin me shifra dyshifrore.
Performanca kolektive e Pistons bëri që të mbeteshin të pavlefshme 31 pikët e Donovan Mitchell për Cavaliers, ndërsa James Harden zhgënjeu me një paraqitje nën pritshmëri.
Rezultatet:
Detroit Pistons – Cleveland Cavaliers 107-97 (2-0)
Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 125-107 (2-0)























