Gykimi në Hagë për administrimin e drejtësisë, dëshmon ekspertja Fraster
Arbresha Berisha / RTK
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar ekspertja Helen Fraser në rastin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Fraser dëshmoi rreth transkriptimit të audiove nga vizitat në qendrën e paraburgimit.
Me këtë rast, ajo tha se mbështetja në transkriptet e ZPS-së nga audiot e vizitave në qendrën e paraburgimit është e ulët.
Helen Fraser ka dëshmuar para Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Fraser dëshmoi rreth transkriptimit të audiove nga vizita e Kuçit në qendrën e paraburgimit. Ajo deklaroi se ka përdorur transkriptuesin e inteligjencës artificiale, teksa tha se nuk e kupton gjuhën shqipe.
Fraser potencoi se mbështetshmëria në transkriptet e ZPS-së nga audiot e vizitave në qendrën e paraburgimit është e ulët.
Andaj, sipas saj, transkriptet nuk përbëjnë gjithmonë prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e akuzës.
Mbrojtja e Thaçit ngriti dyshime nëse ka pasur afërsi mes përkthyesve të audiove dhe hetuesve të ZPS-së.
Me këtë rast, ajo u pyet edhe nëse mund të dyshohet besueshmëria e transkripteve të nxjerra.























