AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
BKT
Lajme

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Valbona Thaçi / RTKLive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në listë janë 110 kandidatë.

Lista e AAK-së për herë të parë që prej themelimit të partisë kryesohet nga Ardian Gjini, ndërsa pas tij është vendosur Besnik Tahiri.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj publikoi të martën listën e partisë në të cilën ai mban numrin 11.


MË SHUME NGA Lajme