21:54 / 13.05.2026
Bayern Munich afër marrëveshjes me Anthony Gordon
Uran Krasniqi / RTKLive
Bayern Munich po shkon drejt transferimit të sulmuesit të Newcastle United, Anthony Gordon.
Sipas raportimeve, futbollisti njëzet e pesë vjeçar ka arritur marrëveshje personale me kampionët e Gjermanisë dhe tashmë është i gatshëm të transferohet në Bundesliga.
Gordon e sheh kalimin te Bayern si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por bisedimet mes dy klubeve mbeten të vështira për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Newcastle.
Klubi anglez raportohet se kërkon rreth tetëdhjetë milionë funte për kartonin e lojtarit.
Drejtuesit e Bayern Munich, Max Eberl dhe Christoph Freund, po synojnë përforcime pa shpenzime të mëdha, ndërsa presidenti i klubit, Uli Hoeneb, thuhet se e mbështet transferimin.























