10:55 / 14.05.2026
Kanos prokurorin gjatë seancës gjyqësore, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Medina Pasoma / RTKlive
Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi ka kanosur prokurorin e rastit gjatë një seancë gjyqësore.
Personi me inicialet N.N. është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë një seancë gjyqësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar, që ishte prokuror i rastit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, konfirmon policia.























