`Judit Seeks` vjen si shfaqje mysafire sonte në Teatrin Kombëtar
BKT
Kulturë

`Judit Seeks` vjen si shfaqje mysafire sonte në Teatrin Kombëtar

Kimete Kasumi/ RTKlive

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte nga ora 20:00 paraqitet shfaqja mysafire “Judit Seeks”, prodhuar nga Het Nieuwstedelijk.

Sipas njoftimit, shfaqja eksploron marrëdhënien komplekse mes njeriut dhe natyrës.

"Përmes një qasjeje imagjinative dhe provokuese, shfaqja ngre pyetje mbi përgjegjësinë njerëzore në krizën mjedisore. A është njerëzimi vërtet fajtor për dëmtimin e planetit, apo jemi pjesë e një cikli më të madh – ku burime si fosilet janë në thelb të lidhura me shkatërrimin e natyrës", thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kjo shfaqje ofron reflektim mbi ekologjinë, konsumin dhe vijën e brishtë mes mbijetesës dhe shkatërrimit.


MË SHUME NGA Kulturë