Shteti japonez nderon Nezakete Hakajn|Video
BKT
Lajme

Shteti japonez nderon Nezakete Hakajn|Video

Fatos Cervadiku / RTK

Nezakete Hakaj, presidente e Shoqatës së Alumni të JICA-s, është nderuar me mirënjohje nga ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë. Ajo është vlerësuar për udhëheqjen e saj afatgjatë të shoqatës në Kosovë dhe për rolin kyç në forcimin e lidhjeve ndërmjet popullit të Japonisë dhe të Kosovës.

Në emër të ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Ambasada e Japonisë në Kosovë ndau mirënjohje për vitin fiskal japonez 2025 për Nezakete Hakaj, presidente e Shoqatës së Alumnit të JICA-s, e njohur si Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë.

"Përmes udhëheqjes së saj, Hakaj ka qenë thelbësore në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet popullit të Japonisë dhe Kosovës. Përpjekjet e saj kanë siguruar që njohuritë dhe përvoja e fituar në Japoni të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, duke thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe", tha Iwama Kiminori, ambasador i Japonisë në Kosovë.

Hakaj u vlerësua për udhëheqjen afatgjate të Shoqatës së Alumnit të JICA-s në Kosovë, përmes së cilës ajo ka luajtur një rol kyç në forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve në Japoni dhe Kosovë. 

Mirënjohjet e ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë ndahen çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë për individë dhe grupe me arritje të jashtëzakonshme në fusha ndërkombëtare. Në vitin fiskal 2025, mirënjohjet iu ndanë 173 personave dhe 58 grupeve në mbarë botën.


MË SHUME NGA Lajme