Gjithçka gati për turneun ‘Lah Nimani’, finalet LIVE në RTK
F.B/RTKLive
Tashmë gjithçka është gati për Turneun Ndërkombëtar të Boksit për të Rinj (Youth) U19 “Lah Nimani”, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2026 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Federata e Boksit e Kosovës, e cila është organizatore e këtij eventi të boksit, përmes një njoftimi, ka bërë më dije se në këtë turne ndërkombëtare do të marrin pjesë shtatë shtete.
“Ky turne tradicional, i vetmi i këtij niveli në Kosovë për grupmoshat e reja, organizohet në nderim të figurës së madhe të boksit kosovar dhe legjendës së trajningut, Lah Nimani. Turneu është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Evropiane dhe Federatës Botërore të Boksit (Ëorld Boxing). Në këtë edicion do të marrin pjesë përfaqësues nga shtatë shtete: Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.
Bazuar në paraqitjet dhe nivelin e garuesve të paraqitur, priten duele cilësore dhe shumë konkurruese, pasi në ring do të ngjiten kampionë evropianë si dhe fitues të medaljeve botërore në kategoritë e të rinjve.
Orari i garave:
• E shtunë, 16 maj 2026, ora 16:00 – Gjysmëfinalet
• E diel, 17 maj 2026, ora 12:00 – Finalet
Përmes këtij manifestimi sportiv, Federata e Boksit e Kosovës synon të vazhdojë traditën e këtij turneu prestigjioz dhe njëkohësisht të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në sportin e boksit.
Gjyqtarë/ Referee
1.Agim Tahiraj
2.Marin Yanev - Bullgari
3.Agim Shala
4.Fadil Bekteshi
5.Granit Qorri
6.Luan Krasniqi
7.Safet Syla
8.Filip Nue m.kohe
Supervisor: Svetoslav Sapoundjiev
Visor: Sylejman Voca
Mjeku kujdestar: Agron Kamberi,
Ambulanta kujdestare: Haki Dragusha























