Gazetarja e RTK-së, Medijana Rrahmani, nderohet nga Ministria e Punës
BKT
Lajme

Gazetarja e RTK-së, Medijana Rrahmani, nderohet nga Ministria e Punës

RTKLive

Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Medijana Rrahmani, është vlerësuar për punën dhe përkushtimin e saj profesional.

Ajo mori mirënjohje nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës për rolin e saj në promovimin e vlerave familjare dhe shoqërore.

Rrahmani është gazetare shumëvjeçare, e cila aktualisht është e angazhuar në RTK.

“Mirënjohëse për vlerësimin e pranuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Faleminderit për vlerësimin e punës sime profesionale dhe për besimin që media vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave familjare dhe shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme