Rajmonda Bulku: `Kaos i bukur artistik` para finales së Eurovizionit 2026
BKT
Foto: RTSH
Kulturë

Rajmonda Bulku: `Kaos i bukur artistik` para finales së Eurovizionit 2026

N.M. /RTKlive

Në prag të finales së Eurovizionit 2025 në Vjenë, aktorja Rajmonda Bulku, e cila shoqëron këngëtarin Alis Kallaçi në skenë, ka ndarë emocionet e saj për atmosferën dhe përgatitjet finale.

Ajo në një itervistë për RTSH e ka përshkruar ambientin si “një kaos i bukur artistik”, duke thënë se emocionet janë shumë të forta mes të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Bulku ka vlerësuar edhe këngën “Nan”, duke theksuar se ajo ka një ndikim të madh emocional te publiku, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe te të huajt që, sipas saj, reagojnë me shumë emocione.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, njerëzit qajnë dhe e ndjejnë këngën,” u shpreh ajo, duke shtuar se performanca ka marrë reagime shumë pozitive.

Ajo gjithashtu tha se fillimisht ka qenë skeptike për rolin e saj në skenë, por reagimet e publikut e kanë bindur për efektin e fortë artistik të performancës.

Vëmendja e Evropës sonte do të jetë e përqendruar në arenën prestigjioze ‘Wiener Stadthalle’, ku mbahet finalja e madhe e festivalit Eurovision. Spektakli muzikor do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë