Fetoshi: Pse Memorandumi i “lëvizjes studentore” rikthen këmbanat e vdekjes
BKT
Lajme

Fetoshi: Pse Memorandumi i “lëvizjes studentore” rikthen këmbanat e vdekjes

RTKLive

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka Aleksandar Vuçiq kamuflohet me “zërin” e studentëve, apo alternativa e tij “evropiane” vjell produktin e skaduar të propagandës shoviniste?.

"'KURTHI’ I VUÇIQIT NË KRAGUJEVC. (Pse Memorandumi i “lëvizjes studentore” rikthen këmbanat e vdekjes në Ballkan). Memorandumi i “lëvizjes studentore” për Kosovën në Kragujevc, është rikthim te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (1986), i cili trasoi rrugën e programit gjenocidal të Millosheviqit në Kroaci, Bosnjë e Kosovë dhe zgjatimit të tij me Vuçiqin, për Kosovën “e shenjtë” e të “patjetërsueshme”", tha ai.

Sipas tij, si produkti më i ri i komunikimit strategjik kundër Kosovës, Memorandumi i Kragujevcit e agravon pozicionin për Kosovën në “imperativin historik e moral që nuk negociohet”, duke i shërbyer ‘kurthit’ të Vuçiqit për t’u dukur më pragmatik e i moderuar.

"Në thelb nuk ndryshon asgjë, por në kontekstin e vlimeve të brendshme politike në Serbi, “lëvizja studentore” duhet të shfaqet më brutale. Është si raporti mes ideologut e fanatikut, ku i pari projekton, kurse i dyti më pas e tepron. I pari e ka instaluar në sistem “të vërtetën e kapur” me institucionet, kishën e arsimin, kurse i dyti e ka mësuar atë që në shkollë fillore dhe e reciton “me besnikëri ndaj Zotit”. Shefi i Radojçiqit dhe sponsorizuesi i sulmeve terroriste në Banjskë e Varragë, kujdeset për t’u shfaqur “konstruktiv” në dialog, kurse opozita e tij “evropiane” ngulet në “imperativin që nuk negociohet”", tha ai.

Duke shtuar se një qasje më agresive nga ajo që mund të vijë, krijon më shumë hapësirë për Vuçiqin si “partner i domosdoshëm” i Perëndimit. Një mekanizëm klasik i autokratëve, që minon studentët në fushën e “dijes së kontrolluar”.

"E përtej relacionit brenda lojës së pushtetit, memorandumi e rikonfirmon tezën se Kosova nuk është çështje pushteti a opozite në Serbi. Konsensusi shovinist për Kosovën tregon se ‘bombat’ e vitit ‘99 nuk e kanë denazifikuar, ndërsa mbështetja dhe perspektiva evropiane vazhdojnë të keqpërdoren me “neutralitetin” dhe rreshtimin ruso-kinez. Zgjedhja e Kragujevcit është po ashtu element i konsistencës shoviniste. “Qendra e mendimit shtetformues serb” përbën referencën e politikës ekspansioniste në kurriz të shqiptarëve. Pas spastrimit etnik të Nishit, Toplicës, Leskovcit e Vranjës (1877–1878), përmes terrorit e masakrave, dhe pas tentimit për ta bërë të njëjtën me operacionin ‘Patkoi’ (1999) në Kosovën e sotme, Serbia edhe më tutje vazhdon lojën e vdekjes në Ballkan.  Kjo do të thotë se problemi i saj nuk është Vuçiqi apo “studentët nacionalistë”. Problemi i saj është fryma e miteve të rrejshme që prodhon vuçiqë dhe “studentë nacionalistë”. Prandaj, për aq kohë sa Perëndimi do t’ia tolerojë përfitimin e dyfishtë - Brukselin për fonde dhe Moskën për strategji - Serbia do të vazhdojë me BE-në si mburojë dhe me ‘Botën Serbe’ si projekt që minon Ballkanin", tha Fetoshi.

 


MË SHUME NGA Lajme