13:14 / 19.05.2026
Kurti kërkon president konsensual pas zgjedhjeve të 7 qershorit
Sh.Ç/RTKlive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një president apo presidente që gëzon mbështetje të gjerë politike dhe qytetare pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.
I pyetur nga gazetarët nëse zgjedhja e kreut të ardhshëm të shtetit do të kërkojë kompromis politik, Kurti u përgjigj shkurt se vendi ka nevojë për një figurë konsensuale.
“Duhet president konsensual”, deklaroi ai.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 7 qershor, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedh Presidentin e vendit.
Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 23 subjekte politike.























