Bogujevci viziton punimet restauruese në Muzeun Kombëtar të Kosovës
BKT
Kulturë

Bogujevci viziton punimet restauruese në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Sh.G|RTKlive

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeu Kombëtar i Kosovës për të inspektuar nga afër punimet restauruese që po zhvillohen në hapësirat muzeale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, punimet janë të përqendruara në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve muzeale, si dhe në rritjen e funksionalitetit të depos.

Në të njëjtën kohë, është planifikuar edhe rikonceptimi i ekspozitave të përhershme, me qëllim që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Ministria ka bërë të ditur se këto investime janë pjesë e përkushtimit institucional për modernizimin e institucioneve kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme.


MË SHUME NGA Kulturë