08:19 / 24.05.2026
AAK mban sot Kuvendin e Përgjithshëm
RTKLive
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Pjesa solemne e Kuvendit do të nisë nga ora 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini.
Gjatë punimeve të Kuvendit pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.























