Kurban Bajrami: Tërnava me thirrje ndaj subjekteve politike për unifikim
Zenel Hajrizi / RTK
Me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndërmjet besimtarëve, është mbajtur ceremonia qendrore e faljes së namazit të Kurban Bajrami në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Ai theksoi se një komb që ruan kujtesën, kulturën dhe vlerat e tij mbetet i fortë edhe përballë sfidave më të mëdha.
Atmosfera festive u begatua me programin solemn të Kurban Bajramit, ndërsa përmes ligjëratës dhe mesazheve të besimit kujtohet domethënia e sakrificës së sinqertë, përkushtimit dhe humanizmit, dedikim ndaj Krijuesit të Gjithësisë.
"Në këtë ditë, sofrat shtrohen për familjen, miqtë dhe ata që kanë nevojë, duke e dëshmuar festën në simbol të dashurisë, unitetit dhe solidaritetit njerëzor", nënvizoi myftiu i Kosovës në mesazhin e hytbesë së Kurban Bajramit.
Urimet për paqe, begati, shëndet dhe harmoni në çdo familje, duke ndarë gëzimin e Kurban Bajramit me njëri-tjetrin në frymën e respektit, dashurisë dhe vëllazërisë njerëzore me porosinë gëzuar
Kurban Bajrami paqja mëshira dhe begatia qofshin në çdo vatër familjare, përshkuan atmosferën e festës së Kurban Bajramit.























