Brenda RTK-së, ku bashkohen të gjitha gjuhët / Video
BKT
Në Fokus

Brenda RTK-së, ku bashkohen të gjitha gjuhët / Video

KosovaPress

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të konsiderohet një nga institucionet shembullore të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Gazetarë dhe punonjës nga komunitete të ndryshme etnike theksojnë se respekti, profesionalizmi dhe afërsia mes kolegëve kanë krijuar një ambient pune të përbashkët dhe funksional.

Ky numërim bëhet edhe në gjuhë të tjera brenda regjisë së Radiotelevizionit të Kosovës.

Shqiptarë, serbë, boshnjakë, goranë, turq, romë, ashkali e egjiptianë punojnë në shtatë redaksi në transmetuesin publik që është institucioni shembullor i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit mes komuniteteve.

Në korrik të këtij viti, Jelena Gjurgjiq mbush 26 vite që është pjesë e RTK-së si gazetare në redaksinë serbe. Ajo përmend rastet e shpeshta kur në terren shoqërohet me kameraman e vozitës shqiptar.

Bashkëpunimin mes kolegëve, pavarësisht përkatësisë etnike, tash e 12 vjet e përjeton edhe gazetari nga redaksia në gjuhën shqipe,Visar Shatrolli.

Pjesë e redaksisë në gjuhën rome që nga vitit 2003 është edhe Daut Qulangjiu.

Për Haris Alian, gazetarin nga redaksia boshnjake, RTK është pasqyrim i Kosovës së vërtetë.

E që nga themelimi, RTK e ka edhe redaksinë në gjuhën turke.

Por, cili është sekreti i këtij bashkëpunimi?

Rabisha Muhaxhiri- redaktore e programit të komuniteteve tha se në program është bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se ndikon shumë në punën e përditshme.

Muhaxhiri shtoi se përveç punës profesionale, ekziston edhe një raport i afërt jashtë kamerave, me respekt për kulturat, traditat dhe festat e njëri-tjetrit, duke e bërë ambientin e punës më të ngrohtë dhe më funksional.


MË SHUME NGA Në Fokus