11:07 / 30.05.2026
Ambasada e Kosovës në Francë: Mos i dërgoni zarfet në ambasadë, por në KQZ
G.K/RTKlive
Ambasada e Kosovës në Francë u bën thirrje qytetarëve që votojnë me postë të dërgojnë zarfet vetëm në adresën e KQZ-së në Paris dhe jo në ambasadë.
Përmes një njoftimi, ambasada ka bërë të ditur se zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme:
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Afati i votimit me postë është nga 21 maji deri më 6 qershor 2026.























