Gjithçka gati për finalen PSG-Arsenal, LIVE në RTK
BKT
Sport

Gjithçka gati për finalen PSG-Arsenal, LIVE në RTK

F.B/RTKLive

Tashmë gjithçka është gati për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, do të jetë nikoqir i sfidës finale ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, dy skuadrave që kanë shkëlqyer gjatë gjithë edicionit në garën më të rëndësishme për klube në Evropë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG, synon të mbrojë titullin dhe të konfirmojë dominimin në skenën evropiane, ndërsa Arsenali kërkon të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Të dyja skuadrat kanë kaluar me sukses fazat eliminatore, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke treguar stabilitet, cilësi dhe karakter në ndeshjet vendimtare të sezonit.

Skuadra londineze, nën drejtimin e Mikel Artetës, po kalon një prej sezoneve më të mira në vitet e fundit, ndërsa PSG synon të vazhdojë epokën e suksesit evropian me një tjetër trofe kontinental nën drejtimin e strategut Luis Enrique.

Finalja mes PSG-së dhe Arsenalit fillon në orën 18:00.