Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha
N.M. /RTKlive
(E plotësuar) Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, pas takimit që ky i fundit kishte më herët me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Hoxha më herët gjatë ditës është pritur nga Haxhiu, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Në orën 12:00, ministri Hoxha pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Po ashtu, gjatë ditës ai do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë, përfshirë Bedri Hamzën (PDK), Ardian Gjinin (AAK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).
Haxhiu priti në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Pas këtij takimi, ministri Hoxha pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ndërsa në orën 12:00 do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ministri Hoxha do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoxha sot viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu dhe Kurti

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e institucioneve.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim ministrin Hoxha.
“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në kuadër të agjendës zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë gjithashtu në takim ministrin Hoxha.
Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në ora 12:00, e pret në takim edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca.
Ministri i Jashtëm pritet të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në Bazën e KFOR-it me gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it.























