15:25 / 07.06.2026
Arrestohet vizitori në Burgun e Dubravës, dyshohet se kanosi një oficer
A.B|RTKLive
Policia ka arrestuar sot një vizitor në Burgun e Dubravës nën dyshimin se ka sulmuar një oficer korrektues.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:00, derisa i dyshuar pas intervstimit është liruar.
“Policia është informuar se një person (vizitor) në Burgun e Dubravës ka kanosur një oficer korrektues. Pas intervstimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si ‘kanosje’”, bëri të ditur Rugova për RTKLive.























