Edhe pak orë mbyllen vendvotimet, Kurti fton qytetarët të dalin në votime
BKT
Lajme

Edhe pak orë mbyllen vendvotimet, Kurti fton qytetarët të dalin në votime

RTKlive

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e vendvotimeve, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët të dalin në votime.

"Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë. E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund!", ka shkruar Kurti në Facebook".


MË SHUME NGA Lajme